Lajme

07 September 2018

Instagram ka gati risinë e re! Ja cili është aplikacioni i ri që do lansohet shumë shpejt….

Instagram-i është padiskutim një ndër rrjetet sociale më të përdorur dhe më të pëlqyer. Ai gjithmonë sjell risi për përdoruesit e tij.  Vetëm pak kohë më parë Instagram-in tonë iu shtua opsioni IGTV, përmes të cilit arrijmë të ngarkojmë video më të gjata se 1 minutë. Mirëpo ky rrjet social nuk di të ndalet dhe së shpejti do të vijë edhe me një tjetër risi.

Sipas “The Verge”, Instagram-i shumë shpejt do të bëjë të mundur edhe opsionin IG Shopping, i cili ka të bëjë me blerjeve online. Një aplikacion shumë praktik që të mundëson të blesh shumë thjesht nëpërmjet Instagram-it.

Nuk dihet data e saktë e lansimit të këtij aplikacioni por shumica e llogarive të biznesit, të cilat janë rreth 15 milionë, do të përfitojnë nga kjo gjë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com