“Selfiet” i sjellin probleme shëndetësore, Kim Kardashian merr asistent vetëm për fotot
Mjaft më me vetëshkrepje për mbretëreshën e selfie-ve! Kjo është këshilla që mjeku i dha Kim Kardashian, duhet t’ia bëjnë të tjerët fotot, në të kundërt kyçi i dorës do të ketë probleme serioze.
Pjesëtarja e familjes më të madhe mediatike amerikane ka pasur dhembje dore, pikërisht prej pozicionit që duhet të ketë për të bërë selfie. Lajmin e dha vetë Kim Kardashian gjatë një prej episodeve të “Keeping Up With the Kardashians”.
Kim tha se do të jetë një asistent që do t’ia bëjë fotot, në mënyrë që dora të ketë mundësi të qetësohet. E ëma, Kris, e këshilloi të mbajë një fashë ortopedike: “Kështu mund ta mbrosh dorën, pa hequr dorë nga selfiet.