Pyetja pa takt që bëri, e ktheu Robbie Williams në personin më të urryer për momentin në Britani
20-vjeçari Felix Shepherd, konkuroi në “X Factor UK” dhe e përshkroi veten si një trasgjinor që është më shumë se aq. Por anëtari i jurisë Robbie Williams, nuk nguroi ta pyeste konkurentin për emrin e tij të vërtetë, përpara se të transformohej.
Menjëherë ndjekësit e spektaklit shpërthyen në komente negative në “Twitter”, ku e komentonin pyetjen e tij, si të papërshtatshme dhe të shpifur. Sipas fansave, nuk ishte detyra e Williams të gjykonte jetën e tij, por vetëm zërin.
“Robbie e provoi se çfarë idioti është! Pyetje e papërshtatshme tërësisht” – shkruante një fans.
“Robbie Williams që pyet një trans për jetën e tij përpara ndryshimit, me këmbët lart mbi tavolinë është e shpifur” – tha një tjetër fans.
“Më duket vetëm mua, apo Robbie Williams ka luajtur nga mendt?! Ç’dreqin është ajo pyetje?! ” – shkroi një tjetër.