Lajme

10 September 2018

Ed Sheeran kujton momentin e publikimit të albumit “+”: Kam veshur të njëjtën bluzë për 4 muaj me rradhë

Këngëtari Ed Sheeran, nuk njihet për postimet e shumta në rrjetet sociale por së fundmi ai është kthyer pas në kohë duke rikujtuar momentet e vështira që ka kaluar, por edhe suksesin e madh të arritur. Në postimin e tij ai shfaqet duke mbajtur në dorë albumin që i dha famën në botën e muzikës, i cili titullohej “+”.

“Si sot 7 vite më parë, u lançua albumi im i parë në botën e muzikës. Isha thjesht 20-vjeç dhe vishja këtë bluzë me kapuç për 4 muaj me radhë. Gëzuar ditëlindjen ‘+’”, ka shkruar këngëtari bashkëngjitur postimit të tij.


Ai është një ndër albumet e parë në historinë e muzikës britanike që në më pak se një javë shiti 102 mijë kopje dhe më pas u përfshi në “Billboard 200” në Amerikë duke shitur 42 mijë kopje.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com