Publikohen fotot nga dasma në fshehtësi të plotë e Rona Nishliut
Këngëtarja Rona Nishliu ka habitur fansat sepse i dha fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë lidhjen me partnerin e saj. Rona u përkujdes që dasma të ishte sa më private dhe të organizohej në fshehtësi të plotë.
Mirëpo një foto e postuar prej grimierit të saj, ku Rona shfaqej nuse zbuloi gjithë sekretin. Ndërkohë që Rona nuk ka zbuluar asnjë detaj nga dasma e saj, dhe ende nuk ka publikuar asnjë foto në rrjetet sociale, kanë qenë miqtë ata që kanë zbuluar disa pamje.
Në fotot e publikuara ajo shfaqet e lumtur krah bashkëshortit të saj, teksa pret tortën dhe janë të rrethuar nga miqtë e tyre.