Lajme

10 September 2018

Ja ç’po ndodh në jetën e Ariana Grande pas vdekjes së ish-të dashurit

Ariana Grande e ka pritur shumë keq ndarjen nga jetë të ish të dashurit Mac Miller. Këngëtarja ka zgjedhur të përjetojë dhimbjen larg medias dhe fansave, ndaj publikoi vetëm një foto bardhë e zi të reperit, në profilin e saj në “Instagram”.
Miqtë e saj janë shprehur për “Us Weekly” se Ariana është e shkatërruar nga kjo tragjedi dhe po përjeton një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj.
“Ajo e ka zemrën e thyer. Edhe familja e saj është e shokuar. Ata e bënë pjesë të familjes reperin, gjatë lidhjes së tij me Arin. Miller ishte një person shumë i rëndësishëm në jetën e saj. Edhe përse u ndanë, ajo gjithmonë uronte më të mirën në jetën e tij.” – u shprehën miqtë e Ariana Grandes.
Mac Miller humbi jetën në shtëpinë e tij mbrëmjen e së premtes, si pasojë e një ataku kardiak shkaktuar nga mbidoza e drogës.
Ariana dhe Mac Miller ishin të lidhur për më shumë se dy vite, më pas njoftuar ndarjen në rrjetet sociale në muajin maj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com