Aktori i njohur turk tashmë drejt suksesit ndërkombëtar! “Hollywood” hap dyert për të….
Ai është kthyer tashmë në një nga aktorët më të dashur. Bëhet fjalë për Çagatay Ulusoy, i cili me rolet e tij si Baris në “Delibal”, apo Sarp në serialin “Içerde” rrëmbeu zemrat e çdo shikuesi.
Edhe përse është në një proces gjyqësor në Turqi, pas akuzave për përdorim dhe trafikim të lëndëve narkotike, Çagatay nuk ka qëndruar asnjë sekondë larg sheshit të xhirimit.
Çagatai sapo përfundoi xhirimet e serialit që do të transmetohet vetëm në “Netflix”, ku luan rolin e “heroit”.
Menjëherë pas kësaj, duket se aktori nuk do të pushojë aspak, pasi ka marrë një propozim shumë të madh për karrierën e tij. “Enn Magazine” zbulon se aktori është pjesë e një projekti në “Hollywood” dhe ka udhëtuar në Los Angeles, për të diskutuar mbi detajet e fundit të projektit ndërkombëtar.