Pas Cardi B edhe Nicky Minaj jep versionin e saj për sherrin e tyre gjatë mbrëmjes së “Harper’s Bazaar ICONS”
Gjatë mbrëmjes së “Harper’s Bazaar ICONS” në Javën e Modës në New York, Cardi B dhe Nicki Minaj patën një grindje. Sipas burimeve brenda festës, Nicki po bënte foto me Kelly Rowland dhe La La Anthony kur reperja Cardi B kaloi pranë tyre. Nicki mendohet se shkeli me qëllim bishtin e fustanit të Cardi-t dhe më pas kjo e fundit hoqi këpucën për t’i gjuajtur.
Pas këtij lajmi ishte Cardi ajo e cila rrëfeu në profilin e saj në “Instagram” se Nicki kishte ofenduar të bijën , e për pasojë ajo kishte reaguar në këtë mënyrë. Së fundmi, edhe Nicki Minaj ka dhënë versionin e saj të historisë gjatë episodit të radios “Queens ShoW” duke mohuar kategorikisht faktin se ka përmendur fëmijën e reperes.
“Mbrëmjen e kaluar u bëra pjesë e një gjëje shumë të shpifur dhe turpëruese. Unë nuk do të flisja kurrë për fëmijën e dikujt dhe më besoni që nuk më intereson sesi dikush rrit fëmijën e tij. Dua vetëm që bota ta dijë se Nicky Minaj nuk do të fliste keq kurrë për fëmijën e dikujt. Unë nuk jam klloun. Vetëm një i tillë mund të flasë ashtu”, është shprehur Nicky.
Njëkohësisht ajo u shpreh se zanafilla e sherrit është bashkëshorti i saj Offset.
“Mua s’më është dashur kurrë të shkoj me një DJ që të luajë këngët e mia në club. Ti rreh vajza për shkak të veprimeve që bën yt shoq? Femrat e vërteta nuk e bëjnë kurrë këtë gjë! Një femër nuk sulmon kurrë një tjetë femër, ti e zgjidh këtë problem me burrin tënd. Ti je e mërzitur dhe e inatosur. Mëso të kërkosh ndihmë dhe mos hidh shishe dhe këpucë përqark, sepse je në kulmin e karrierës”, ka vijuar Minaj.