Lajme

11 September 2018

Tuna paralajmëron këngën e re? Këngëtarja publikon sërish një kolazh fotosh ku duket mahnitëse

Pas një mungese të gjatë në skenën muzikore shqiptare këngëtarja Tuna u rikthye fuqishëm me këngën “Chonga”. Gjithçka ishte menduar deri në detaje madje edhe në rrjetin e saj social Instagram ajo publikoi foto për të paralajmëruar produksionin e ri muzikor në një mënyrë tejet të veçantë.

Edhe së fundmi Tuna ka publikuar një kolazh fotografish në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, të cilat të bashkuara së bashku formojnë një portret të vetëm.

Në këtë mozaik të ri fotografish, këngëtarja shfaqet sërish mjaft tërheqëse dhe joshëse e veshur në ngjyrat blu dhe të gjelbër.

Ajo nuk ka shkruar asgjë në mbishkrimin e fotografive, por gjithçka të lë të kuptohet se bëhet fjalë për një produksion të ri muzikor.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com