Lajme

13 September 2018

Menaxheri i Justin Bieber : Nuk mund të flija sepse mendoja se çdo natë do ishte e fundit për të

Duket se vdekja tragjike e Mac Miller si pasojë e mbidozës apo edhe problemet shëndetësore të Demi Lovatos, kanë krijuar një ndjenjë përgjegjshmërie tek vipat. Së fundmi është menaxheri i Justin Bieber, Scooter Braun, i cili ka treguar gjatë një interviste për “The Red Pill Podcast”, të gjitha vështirësitë që ka hasur me këngëtarin, pasi ky i fundit u bë tërësisht i varur nga lëndët narkotike.

Scooter Braun rikthehet pikërisht në vitin 2014, kur Justin ishte vetëm 19 vjeç dhe rrëfen se frika e tij më e madhe ishte se këngëtari me veprimet e tij do i jepte fund jetës.
“Ishte një periudhë kur nuk mund të flija dot natën sepse kisha frikë se do ta humbisja. Mendoja se çdo natë ishte nata e tij e fundit. Me aq shumë pislliqe që mund t’i fuste trupit gjatë natës, mendoja se nuk do të zgjohej dot të nesërmen në mëngjes”, shprehet menaxheri.

Edhe gjatë vitit 2014, Justin u arrestua disa herë për shkak të drejtimit të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike, por tani gjithçka ka ndryshuar sepse Bieber i është përkushtuar Kishës dhe Zotit dhe ka hequr dorë nga lëndët narkotike.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com