Lajme

14 September 2018

Era Istrefi tregon arsyen e shkëputjes nga rrjetet sociale: Të jesh “offline” është luksi më i ri

Vera ka qenë padyshim një sukses për Era Istrefin. Ajo publikoi 3 këngë të reja dhe performanca e saj në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, përkrah Will Smith dhe Nicky Jam.
Para disa ditësh ajo iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendicitit dhe që prej asaj dite ajo ka munguar me postimet e saj në rrjetet sociale.

Por së fundmi, Era publikoi një video-intervistë ku flet sesa mirënjohëse është për gjërat që ka, duke u përqendruar në atë që e bën të lumtur.


“Arsyeja pse nuk kam postuar shumë kohët e fundit. Mund të lidhem shumë me këtë intervistë që është bërë rreth një vit më parë. Të jesh jashtë mediave sociale është luksi më i ri. Shfrytëzova kohën për t’u shëruar pas operacionit dhe me të vërtetë të përqendrohem në atë që më bën të lumtur dhe që më bën të ndihem njerëzore. Jam përgjegjëse për energjinë që jap dhe kështu që duhet të sigurohem që ta rregulloj atë së pari. Ndihem e shëruar dhe pozitive, mirënjohëse dhe e bekuar. Mezi po pres për gjërat e radhës dhe t’i ndajë ato me ju”, shkruan bashkëngjitur videos së saj Era.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com