Lajme

15 September 2018

U përfol se e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë! Ja cili është reagimi i Hailey Baldwin…

Ditën e djeshme filluan të qarkullonin lajme se Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë betuar për dashuri të përjetshme dhe tashmë janë zyrtarisht burrë dhe grua. Ishte pikërisht revista ‘People” që bëri me dije një lajm të tillë. “Ata ndoqën vetëm zemrën dhe nuk morën për bazë asnjë mendim”, ka rrëfyer burimi.

Madje burime pranë tyre kanë treguar se çifti i sapomartuar ka zgjedhur të mbajë një ceremoni në Kishë së bashku me miqtë dhe familjarët, shumë shpejt. Mirëpo Hailey Baldwin ka hedhur poshtë të gjitha informacionet duke theksuar se është beqare. “E kuptoj nga vjen gjithë kjo ngatërresë, por nuk jam martuar ende”, ka sqaruar ajo në rrjetet sociale.

Kjo deklaratë e saj e bën edhe më konfuze situatën dhe rrjedhimisht lind pyetja: Kush po gënjen?

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com