Lori Hoxha publikon videon 30-minutëshe nga dasma e Sarës dhe Ledionit
Një muaj më parë, Ledion Liço dhe Sara Hoxha kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre. Ata janë treguar të rezervuar për sa u përket fotove të tyre në rrjetet sociale. Por çdo ditë ata po tregojnë pjesëza të vogla nga dasma e tyre. Ka qenë vetë Sara, ajo e cila ka publikuar video dhe foto të shumta.
Ndërsa e motra, Lori, publikoi në YouTube, një video 30 minutëshe të dasmës të të gjitha prapaskenave, festës së beqarisë, emocionet, humori, argëtimi dhe vështirësitë që u hasën në organizimin e dasmës së Sarës dhe Ledionit.