Majk dhe Ylli Limani bashkojnë forcat dhe sjellin “Krejt t’i fala”
Reperi Majk dhe këngëtari Yll Limani ashtu sikurse kishin paralajmëruar publikuan bashkëpunimin e tyre muzikor. Kënga “Krejt t’i fala” është shoqëruar gjithasht edhe me një videoklip dhe deri tani është pëlqyer së tepërmi nga fansat.
Për anën vizuale është përkujdesur produksioni Imagine Films ndërsa për tekstin të dy këngëtarët. Kënga pritet të kthehet në një hit muzikor duke marrë parasysh faktin se ka bashkuar dy nga emrat më të mirë të muzikës shqiptare.