Lajme

20 September 2018

Eminem publikoi këngën e re, rrjeti u “çmend” nga komenti i tij për Rihannën

I gjithë interneti është i fokusuar te kënga më e re e Eminem-it, që vjen si një “diss” ndaj këngëtarit Machine Gun Kelly. Por fokusi i ndjekësve të reperit është te fakti që në këngën “Killshot”, ka përfshirë edhe Rihanna-n.
Në një pjesë të tekstit, Eminem thotë: “Rihanna sapo më shkroi një mesazh/ Mbrëmë i lash shenja në qafë”.
Dukshëm që kjo është si një përgjigje për këngën “Rap Devil”, ku Machine Gun Kelly e akuzon Eminem-in se, është tipi që ka frikë t’i kërkojë Rihanna-s numrin e telefonit.
Fansat kanë shumë pyetje, veçanërisht për faktin nëse Eminem i ka lënë apo jo shenja Rihanna-s dhe nëse kjo nënkupton që dyshja ka shkuar bashkë.
Ndërkohë Rihanna nuk ka komentuar në lidhje me këtë fakt.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com