Lajme

21 September 2018

Motra e Miley Cyrus nxjerr në shitje lotët e saj

Motra e vogël e Miley Cyrus, Noah, ka vendosur t’i shesë lotët e saj pasi ndërpreu lidhjen me Lil Xan. Ndërsa çmimi i tyre është 12.000 dollarë.

Këngëtarja 18-vjeçare e ka mbushur një shishe me lot, të cilën e ka nxjerrë në shitje së bashku me linjën e saj të rrobave, Pizzaslime, bën të ditur revista People.
Në njoftimin e faqes në internet, ku lotët janë nxjerrë në shitje, thuhet se Noah Cyrus i ka mbledhur lotët kur ka qarë nga pikëllimi.

Krahas lotëve, në Pizzaslime shesin edhe bluza me krah të shkurtë me portretin e babait të këngëtares, Billy Ray Cyrus.

Po ashtu, shiten edhe gota me mbishkrimin “Lotët e Noah Cyrus” (Noah Cyrus Tears) dhe tuta në të cilat shkruan “Pikëllim” (Sadness).

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com