Elita Rudi dhe Gjiko i thonë PO njëri-tjetrit në ceremoninë madhështore
Ashtu sikurse ishte bërë e ditur Gjiko dhe Elita Rudi I thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore, mbrëmjen e djeshme.
Elita dukej si një princeshë e vërtetë, e veshur me një fustan të bardhë të fryrë dhe vello gjigande, teksa pritej tek shkallët nga bashkëshorti i saj Gjiko, i cili dukej shumë elegant me një kostum të zi.
Moderatori Labinot Gashi, ishte ai që kordinonte të ftuarit në mënyrë perfekte dhe njoftoi për fishezjarret dhe vallëzimin e shumëpritur si burrë dhe grua.
Nëse mendoni se çifti zgjodhi një këngë romantike për të kërcyer gaboheni sepse ata kishin zgjedhur këngën e Gjikos me titull “Si Bugatti”.