Lajme

24 September 2018

Surprizat nuk kanë fund! Gjiko dhe Elita do sjellin historinë e tyre të dashurisë në një film

Dasma e Elita Rudit dhe Gjikos rrëmbeu gjithë vëmendjen e mediave rozë. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremonia madhështore ku të pranishëm ishin dhe shumë emra të njohur të showbizit.


Por duket se historinë e tyre do ta shohim si një film. Kjo pasi ata kanë përgatitur një video që tregon rrugëtimin e tyre nga fëmijëria deri më sot. Ka qenë vetë moderatorja, e cila ka publikuar promon e klipit të dasmës, i cili pritet të na tregojë edhe si u njohën dy të sapomartuarit.


Në videon e publikuar që zgjat vetëm një minutë, shfaqen prindërit e Elitës dhe Gjikos por edhe miqtë e tyre më të mirë. Nuk mungojnë edhe përgatitjet për dasmë, apo momenti i provës së parë të fustanit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com