Ylli Limani ka disa fjalë për veten në ditëlindjen e tij….
Këngëtari mjaft i dashur për publikun që ka rrëmbyer zemrat e të gjithve me zërin e tij të ëmbël, Yll Limani feston sot 24- vjetorin e lindjes. Këngëtari ka zgjedhur një mënyrë tejet të veçantë urimi.
Ai kthehet pas në fëmijëri ku i drejtohet vetes me disa fjalë shumë domethënëse:
“Me mujt me u kthy ne kohe, ketij kaqurrelit n’foto i kisha thon qe si ki vesht llapoq, puqrrat kan me tu hek me kalimin e kohes, edhe s’ki nevoje me marr jeten fort seriozisht. I kisha thon mos me i qu hunt palidhje per gjithcka, edhe me fillu me u msu me i fal njerzt, se krejt gabojm. I kisha thon me kqyr sa ma pak televizor, me lexu sa ma shume, edhe normal, me knu. Mos me u nal tu knu. I kisha thon qe ni dite ki me mrri me i bo krenar njerzt ma t’rendsishem qe i ki n’jete, edhe cdo hap drejt suksesit, i bukur ose i veshtire, ka me ja vlejt. Ka me ja vlejt, se ki me pas perreth njerez qe t’dojn pernime. Seni kryesor, i kisha thon qe ka mu bo mire, edhe kur ka me tu dok qe s’ka ku shkon ma keq. Shume urime per Yllin”, ka shkruar këngëtari bashkëngjitur fotos ku shihet me kaçurrela.