Sëmuret papritur reperi Drake! Anulon koncertet në Miami
Reperi Drake është duke kaluar një situatë të vështirë shëndetsore. Si rezultat ai është detyruar të anulojë edhe dy shfaqjet e tij në Miami. Reperi shkroi një mesazh në “Instagram” ku shpjegon arsyen e anulimit të koncerteve dhe njëkohësisht iu kërkon falje fansave të tij.
“Dua të them se më vjen shumë keq për këto dy shfaqjet në Miami. U sëmura kaq shpejt dhe nuk kam përjetuar asnjëherë asgjë të tillë në jetën time. Ndryshe nga anulimet e tjera apo rregullimet e datave, këtë e kam ndjerë dhe dua të kërkoj falje, sepse e urrej që të zhgënjej çdokënd që vjen për të ndarë këto momente me ne. Faleminderit dy mjekëve dhe infermiereve që po kujdesen për mua gjatë gjithë kohës. Miami meriton të jap 100% dhe e premtoj këtë eksperiencë kur të rikthehem. Faleminderit Zot që më lejove të shërohem”, shkruan Drake.
Reperi nuk thotë saktësisht se çfarë problemi ka, por fakti që dy mjekë dhe një infermiere janë duke u kujdesur për të tregon se bëhet fjalë për diçka serioze.