Lajme

24 September 2018

Vesa Luma e lumtur tregon ndryshimin drastik të fytyrës pas 10 muajve pa makijazh

Këngëtarja e njohur Vesa Luma, është shpërngulur në Zelandë të Re rreth një vit më parë, ku po jeton bashkë me bashkëshortin e saj, Big Bastën, dhe djalin e tyre, Lianin.

Ajo ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë diçka të re me reperin dhe producentin Big Basta.
Vesa është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një ‘selfie’ ku shfaqet tërësisht pa ‘make up’.

“10 muaj pa makijazh dhe fytyra po ndjehet sërish e freskët pas kaq vitesh”, ka shkruar Vesa.

Këngëtarja është shquar gjithmonë për pamjen e saj natyrale, dhe nuk është komentuar asnjëherë për ndonjë ndërhyrje estetike.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com