Elhaida Dani drejt tregut ndërkombëtar! Paralajmëron duetin me këngëtarin e njohur…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani i ka munguar skenës muzikore shqiptare me produksionet e saj muzikore.
Por duket se gjithë kjo mungesë ka patur një arsye pasi ajo po bëhet gati për depërtim në tregun ndërkombëtar.
Elhaida po vjen me një bashkëpunim me kanadezin Nathaniel, i cili është një këngëtar i ri i talentuar dhe I njohur në Australi.
“Kjo tregon se bota është e vogël. Nga Kanada në Australi krijuam një këngë që e dua shumë dhe mezi pres t’ua tregoj. Ja një paradhënie të këtji dueti që do të publikohet në tetor”, ka shkruar Elhaida në postimin e saj në Instagram.
Ndërsa Nathaniel shkruan në postimin e tij se do vijë në një bashkëpunim me mbretëreshën e Italisë. Këngëtarja shqiptare këndon në gjuhën italiane dhe është e sigurt se kjo këngë do të rezultojë një bashkëpunim mjaft i suksesshëm.