Xherdan Shaqiri shënon një tjetër sukses, goli i tij vlerësohet si më i miri i vitit
Federata e Futbollit në Zvicër ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit 2018.
Në mesin e shumë e atyre që u shpërblyen ishte edhe anësori nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
26-vjeçari me golin ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ fitoi çmimin ‘Goli më i mirë’.
Edhe pse në Zvicër luajnë shumë shqiptarë, Shaqiri ishte i vetmi që fitoi në ceremoninë të mbajtur në Affoltern am Albis, Zvicër.