Reperi Majk: Dua të gjej dikë me të cilën të kaloj gjithë jetën
Majk vetëm para pak ditësh solli për publikuan bashkëpunimin e tij me Ylli Limanin. Kënga është pëlqyer së tepërmi dhe ka marrë komente të shumta.
Por reperi ka qenë në qendër të vëmendjes që në fillim të karrierës së tij edhe për historitë e dashurisë. Ndarja nga Majlinda Zeka, fëmija i tyre Roan dhe romanca me Melitën, kanë qenë vetëm disa nga gjërat e jetës së tij private për të cilat është shkruar kudo në portale.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Majk pranoi se është beqar, por në kërkim të dikujt me të cilën mund të kalojë gjithë jetën: “Kush tha që s’kam qejf të gjej dikë me të cilën do të kaloj jetën, por nuk e kam gjetur”, shprehet ai.