Soni Malaj shkëlqen përkrah të fejuarit të saj….
Soni Malaj rrallëherë preferon të shfaqet në publik me të fejuarin e saj. Prandaj dhe kureshtja për ti parë ata së bashku është gjithmonë e madhe. Dhe këtë herë këngëtarja nuk ka ngurruar të shfaqet sëbashku me Klevin në eventin e hapjes së dyqanit të stilisit Joni Peçi.
E veshur me një fustan të shkurtër tek i cili ishin ndërthurur ngjyra e bardhë dhe e zezë, Soni dukej e mrekullueshme Por nuk kanë munguar edhe fotot me Klevin i cili prej 3 vitesh është ai që i ka vjedhur zemrën. E duhet pranuar se ata duken shumë bukur së bashku.