Në muaj mjalti? Justin Bieber dhe Hailey Baldwin pushime në Itali
Nëse Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë apo jo të martuar kjo nuk dihet me siguri. Por dihet se çifti ka nisur një udhëtim në Europë që ndryshe mund ta quanim si muajin e mjaltit. Këngëtari dhe modelja amerikane janë fotografuar së fundmi në Itali, në bregun e Amalfi, për të shijuar ditët e fundit të verës.
Sipas thashethemeve, ylli i popit kishte marrë me qira një vilë të mrekullueshme në Ravello me një pamje panoramike, me një çmim prej 11 mijë euro për një natë.
Padyshim vendi ideal për të pushuar pas javës së modës së Londrës. Në Ravello ata kanë habitur të pranishmit kuriozë sepse pas shëtitjes me barkë kanë mundur ti shpëtojnë për pak syrit vigjilent të paparacëve.
Hailey gjithashtu ka kryer një tjetër veprim: Ajo ka ndryshuar emrin e saj në Instagram nga Hailey Rhode Baldwin në Hailey Rhode. Mos ndoshta ky ndryshim bëhet paraprakisht në mënyrë që më pas të vendosë aty mbiemrin Bieber. Mbeten për tu parë lëvizjet e rradhës së çiftit.