Bebe Rexha befason: Dikur i shisja parfum Rihannës dhe tani jemi kolege
Bebe Rexha sot është një prej këngëtareve shqiptare që ka arritur majat e suksesit në skenën ndërkombëtare, por Bebe Rexha nuk ka qenë gjthmonë ylli i pop-it që ne njohim sot. Para bashkëpunimit të saj me yjet më të mëdhenj të muzikës, Bebe punonte në një qendër tregtare.
“Duket qesharake, por i kam shitur parfum Rihanna-s. Ajo erdhi në qendrën tregtare, ku unë punoja, kishte vënë buzëkuq të kuq dhe mbante syze. As nuk e kisha idenë që një vit më vonë do të shkruaja këngën e saj numër 1. E ndryshoi jetën time totalisht”, është shprehur këngëtarja.
Një vit më vonë pas takimit me Rihannën, Bebe do të kishte një prej bashkëpunimeve të saj më të suksesshme duke shkruar këngën “Monster” për të.