Lajme

26 September 2018

Samanta Karavella tregon vështirësitë për të realizuar foton perfekte, as nuk e merrni me mend

Në postimet e rrjeteve sociale ne shohim vetëm rezultatin, por asnjëherë nuk mund ta marrim me mend se çfarë ka kaluar dikush për të bërë atë foton perfekte.

Këngëtarja Samanta Karavella u tregua transparente me ndjekësit e saj, pasi postoi një video të filmuar gjatë një “photoshoot”-i, ku shkruan: “Realiteti vs Instagram-i”.
Nëse ju ka pëlqyer shumë fotografia e saj me fustanin e kuq, Samanta tregon se nuk ishte e lehtë për të që ta realizonte.

Ajo qëndronte në një gurore në Krujë, e rrethuar nga tymi dhe pluhuri.

Kaq mjaftoi që ndjekësit e saj të reagonin, disa të shqetësuar për këngëtaren dhe të tjerët duke bërë batuta.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com