Lajme

26 September 2018

Enca si “Jessica Rabbit” në klipin e ri

“Kujt po i han” mban titullin kënga më e re e këngëtares Enca, që pritet të publikohet së shpejti. Këngëtarja ka përfunduar xhirimet e klipit dhe në profilin e saj në “Instagram” na ka prezantuar me transformimin e radhës. Nëse nuk do lexonim se është Enca, do ta kishim besuar se bëhej fjalë për personazhin e filmave të animuar “Jessica Rabbit”.
Enca mban një paruke të kuqe me ondet e famshme të kthyera në një anë, ndërsa shfaq në foto vetëm gjysmën e fytyrës. Ndërkohë që siç “Jessica Rabbit” mban veshje të guxishme ku bie në sy dekoltea e saj, edhe Enca ka bërë të njëjtën zgjedhje.
Mesa duket, këngëtarja është frymëzuar nga personazhi i filmave të animuar për këngën e re dhe mezi presim të shohim sesi kërcimet sensuale të “Jessica Rabbit”, do të vijnë në versionin e Encës.

View this post on Instagram

A post shared by ENCA (@enca) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com