S’ka më “Versace”? “Michael Kors” blen markën luksoze për 2.1 mld $.
“Michael Kors” ka blerë markën e mirënjohur “Versace” e themeluar nga Gianni Versace, për 2.1 miliardë dollarë, përfshi edhe borxhin, duke siguruar kështu rrugën drejt tregut ekskluziv luksoz evropian.
Kompania bëri me dije këtë të martë se “Michael Kors” do të ndryshojë emrin e markës në “Capri Holdings”, frymëzuar nga ishulli luksoz italian, sapo marrëveshja të përfundojë.
Ajo ka në plan të rrisë të ardhurat e “Versace”-s në 2 miliardë dollarë në nivel global dhe të rrisë gjurmët e shitjes me pakicë në 300 dyqane.