Lajme

26 September 2018

Cardi B ‘kopjon’ Beyonce-n, parakalon në Paris e veshur si ajo

Cardi B di si të fitojë vëmendje dhe këtë herë ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë.

Ajo parakaloi në rrugët e Parisit e veshur me ‘Michael Costello’ dhe të gjithë e krahasuan me mbretëreshën e muzikës, Beyonce. Fustani me sfond të zi, por plot ngjyra, i çarë në anë dhe me supe të fryra u komentua pafund.

Por edhe kapelja gjigande nuk kaloi pa vëmendje. Kjo veshje e reperes është shumë e ngjashme me zgjedhjen e Beyonce në ndarjen e çmimeve ‘Grammy’ të këtij viti.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com