Tayna publikon këngën e re që i kushtohet dashurisë dhe zbulon emrin e saj të vërtetë
“Doruntina” është titulli më i ri i këngës së Taynas që është shoqëruar edhe me një videoklip. Projekti është prodhim i Cricket, i cili është përkujdesur për muzikën e këngës.
Për tekstin është kujdesur vet Tayna, ndërsa është fjala për një rep baladë që e sjell atë më ndryshe nga tre hitet e kaluara të cilat u shndërruan në hite të njëpasnjëshme. Tayna në këtë këngë ka si subjekt ka dashurinë, subjekt ky i cili ka munguar në këngët e tjera të realizuara nga këngëtarja.
Ajo bëri bujë fillimisht bashkëpunimin me Don Phenom, të titulluar Columbiana, të lansuar në fund të muajit qershor e që deri më tani numëron mbi 24 milionë shikime në YouTube.