Lajme

27 September 2018

10 vite larg ekranit, këngëtarja shqiptare flet për jetën e saj

||
0 Comment
|

Këngëtarja Joana Smakaj është një emër i dëgjuar në tregun muzikor shqiptar. Ajo ka qenë një ndër vajzat më të suksesshme 10 vite më parë, derisa hoqi dora nga jeta publike dhe nuk është rikthyer më. E ftuar në emisionin ‘Rudina’, Joana ka zbuluar detajet për jetën e saj gjatë gjithë këtyre viteve.

Përveçse nënë e përkushtuar e dy fëmijëve, 13 vjeç dhe 6 vjeç, këngëtarja tashmë ka një profesion stabël dhe nuk mendon të rikthehet në tregun muzikor. “Muzikën e kisha pasion, por vjen një moment kur duhet të mendosh për një profesion që është i vlefshëm në familje. Akoma më tundon dëshira për t’iu rikthyer muzikës, pasi më mungon shumë ajo kohë”,-zbulon Joana.

Joana ka disa hite në repertorin e muzikës shqiptare duke përfshirë, ‘Zemrën ndeze’ dhe ‘Si kam harruar’ .

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com