Azet i pakapshëm në Gjermani, lë fansat pa fjalë me performancën live
Azet, ishte sensacion i këtij viti në mbarë Evropën.
I rritur në Gjermani,por me origjin nga Podujeva Azet pasi mbajti turneun ballkanik në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni duke qenë artisti më i shtrenjtë me të gjitha koncertet e stërmbushura, ai e vazhdoi edhe në Gjermani ku për më shumë se një orë Azet e mbajti publikun në këmbë me të gjitha këngët hit që ai ka.
Turneu filloi në Stuttgart, aty ku mijëra të pranishëm hapën mbrëmjen e madhe të Azetit, e ku nuk munguan as shqiptarë në mesin e publikut.