E ndalojnë për kalim shpejtësie, ja vazhdimësia e gjyqit të David Beckham
Ish-kapiteni i futbollit, David Beckham nuk do të ndiqet penalisht për kalimin e limiteve të shpejtësisë.
Avokati Nick Freeman, i njohur si Mr Loophole ka fituar me sukses akuzën për të. 43-vjecari po drejtonte një makinë të tipit “Bentley” me 94 km/h në një zonë ku lejohej 64 km/h. Ngjarja ndodhi me 23 janar në Paddington.
Avokati ka argumentuar duke thënë se njoftimi për shpejtësinë ka arritur një ditë me vonesë. Beckham nuk mori pjesë në seancën dëgjimore në Gjykatën e Magjistraturës në Wimbledon.
Duket se ai e ka ditur se nuk do të fajësohet për këtë cështje.