Paul McCartney tani edhe shkrimtar! Publikon librin për fëmijë
Rrokeri i grupit të njohur “The Beatles”, Paul McCartney ka zbuluar një tjetër pasion.
Ai ka publikuar librin e tij të parë për fëmijë dhe ka shumë figura ilustrative të punura prej vetë atij. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Paul u shpreh se është frymëzuar nga 8 nipërit dhe mbesat e tij të cilët e quajnë me humor “Grandude”.
Ky libër bën fjalë për një gjysh i cili ka fuqi magjike dhe i dërgon 4 nipërit dhe mbesat e tij në aventura të ndryshme argëtuese. McCartney pret me padurim se si do të pritet ky libër nga publiku.