Will Smith i kthehet muzikës rep me “Esta Rico” në bashkëpunim me Marc Anthony dhe Bad Bunny
Pas ditëlindjes së paharruar, Will Smith po i rikthehet muzikës rep me këngën “Esta Rico”. Këngëtari dhe aktori 50 vjeçar është bashkuar me Marc Anthony dhe Bad Bunny për realizmin e këngës së re, një pjesë të të cilës e kishte publikuar më herët në profilin e tij në Instagram.
Produksioni muzikor “Esta Rico” është lansuar me videoklip dhe menjëherë është pëlqyer nga fansat e këngëtarëve.
Kjo këngë vjen pas pjesëmarrjes së Will Smith në realizimin e himnit të Kampionatit të sivjet në Botëror, ku interpretoi edhe këngëtarja shqiptare, Era Istrefi.
Kanë kaluar 13 vite që nga albumi i fundit solo i tij, “Lost And Found”, dhe duket se bashkëpunimi me Anthony do e rikthejë atë fuqishëm.