Mozzik feston 23-vjetorin e lindjes! Loredana i thotë fjalë zemre dhe konfirmon se është në pritje të ëmbël
Sot reperi mjaft i njohur, Mozzik feston 23-vjetorin e lindjes. Fillimisht ka qenë vetë Mozzik ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar fillimisht zotin për çdo të mirë që I ka sjellë në jetë dhe më pas familjen, të dashurën e tij Loredanën por njëkohësisht edhe fansat që e mbështesin në karrierën e tij.
Por ajo që ka tërhequr padyshim vëmendjen ka qenë urimi i Loredanës i bërë në gjuhën gjermane. Ajo përveç se ka shprehur fjalë zemre gjithashtu ka konfirmuar edhe thashethemet e javëve të fundit. Loredana është shtatzënë dhe reperi do të bëhet për herë të parë baba, asnjë prej tyre nuk kishte reaguar deri më sot.
“Gëzuar ditëlindjen Mozzik, përveç se je bashkëshorti im, ti je shoku im më i mirë. Në çdo njeri dua të ndryshoj diçka, por jo tek ti, për mua ti je perfekt. Ne do të presim shumë gjëra së bashku, njëri është shumë afër. Ti e di se çfarë dua të them. Përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan bashkëngjitur postimit të saj Loredana.