Adrian Gaxha dhe Onat plot 20 milionë shikime të “Lujmi Krejt” në YouTube
Këngëtari Adrian Gaxha dhe reperi Onat, në prill të këtij viti publikuan këngën “Lujmi Krejt”, e cila u prit shumë mirë nga fansat.
Personazhi kryesor i klipit, komiku Flakron Aliu,ishte një ndër elementet që e bëri klipin edhe më të shikuar.
Dyshja në fjalë kanë bërë të ditur se ky projekt i tyre ka arritur shifrën e 20 milionë klikimeve në kanalin YouTube.
Ka qenë vetë këngëtari shkupjan, ai i cili i lumtur për suksesin vendosi të ndajë me fansat një fotografi të klipit në YouTube.
Pritet që së shpejti, Adrian Gaxha të sjellë edhe një tjetër projekt të ri për fansat.
Deri atëherë vazhdojmë të dëgjojmë “Lujmi Krejt”.