Ja cili është kuptimi i markës së njohur “ADIDAS”….
“ADIDAS” është një nga markat më të njohura por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse pikërisht ky emër?
Nëse keni menduar se emri ‘Adidas’ nënkupton “All Day I Dream About Soccer” (tërë ditën ëndërroj futbollin), atëherë e keni gabim. Del se emri i atleteve më të famshme në botë ka të bëjë me emrin e autorit të tyre, Adolf Dassler, i cili filloi që të prodhonte atlete pasi që u kthye nga Lufta e parë botërore. Emri i brendit kombinon nofkën e tij, Adi, me tri shkronjat e para të mbiemrit të tij.