Reagon Tuna : Nora dhe Roberti nuk kanë asnjë vlerë për mua
Këngëtarja shqiptare, Tuna, u është rikthyer paraqitjeve televizive.
Pas lindjes së djalit të saj Tuna kishte zgjedhur të largohej për pak kohë nga televizioni, por së fundmi duket se ajo është rikthyer dhe nuk ka ndërmend të ndalet .
Ishte Roberti ai që drejtoi fjalë të ashpra ndaj Tunës në një prej intervistave të tij, duke kritikuar këngëtaren se dëshiron ta prishë familjen e tij, por se nuk do t’ia dalë asnjëherë.Por në një intervistë të dhënë së fundmi Tuna duket sikur e ka mbyllur përfundimisht këtë etapë duke u shprehur :“Nuk i kam komentuar, sepse për mua ata nuk kanë vlerë. E vetmja gjë që ka vlerë për mua është familja ime, që nënkuptohet, Patristi, Tiani, familja ime. Të tjerët nuk kanë vlerë”.