Vogëlushi i tyre mbush 5-vjeç! Ami dhe Ermali organizojnë festën speciale
Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë patur një ditë speciale pasi djali i tyre Joeli ka mbushur 5 vjeç.
Për këtë moment të veçantë për të voglin e tyre Ami dhe Ermali kanë organizuar një festë mjaft të bukur. Disa prej këtyre momenteve speciale ata i kanë ndarë me fansat në rrjetet sociale.
Në këto foto shihet edhe e vogla e tyre Sia por Ami dhe Ermali janë kujdesur që të mos i duket fytyra në fotot e publikuara në rrjet.