Kivanc Tatlitug në kërkim të partneres në serialin e ri
Sa herë nis një projekt i ri për aktorin e njohur turk, Kivanc Tatlitug, problem është partnerja.
Si një prej aktorëve më të pëlqyer e më të ndjekur në Turqi, Tatlitug ka pasur në krah edhe aktoret më të pëlqyera e më të ndjekura nga publiku, por jo të gjitha ato që kryesojnë toplistën në produksionet turke e gjejnë veten në krah të Xhesurit.
E fundit që e ka refuzuar një rol në krah të tij është aktorja e njohur për rolin e Ejshanit në sërialin “Ezel” apo të Zejnepit në “Nënë”, Cansu Dere.
Në fakt, Cansu Dere ishte e interesuar në fillim për rolin e ri, por pasi lexoi skenarin, refuzoi, sepse iu duk i papërshtatshëm: “Nuk më duket një rol i përshtatshëm për mua”, – mësohet të ketë thënë aktorja, por pa dhënë më tej asnjë shpjegim për praninë e Kıvanç Tatlıtug.