Rita Ora klientja e parë VIP në lokalin e David Beckhamit në Londër
Të dielën, Rita Ora u bë e famshmja e parë që vizitoi lokalin më të ri të David Beckham dhe Guy Ritchie, “The Walmer Castle”, në Notting Hill, Londër, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 37 vjeçare dukej e mrekullueshme me stilin e saj, ndërsa shijonte një drekë me motrën e saj të madhe, Elenën dhe vëllanë e saj, Donin, së bashku me disa miq të tjerë.
Ajo veshi një xhamper blu me një dizajn me printim artistik, i cili paraqiste një shirit të bardhë rreth belit të saj të mbushur me shkronja të mëdha të kuqe.
Këngëtarja e hitit “Girls” mori vëmendjen e të gjithë kalimtarëve të rastit pranë këtij lokali.
Rita u relaksua jashtë pijetores, teksa ndezi një cigare, ndërsa qeshte me të pranishmit.
Të shtunën, u zbulua se David Beckham, 43 vjeç dhe shoku i tij i mirë, regjisori Guy Ritchie, 50 vjeç, paguan tre milionë dollarë për të blerë lokalin “The Walmer Castle” pranë shtëpisë së familjes Beckham në Holland Park.