Videoja interesante e Donald Trumpit duke “kënduar” refrenin e këngës së Bebe Rexhës
Këngëtarja Bebe Rexha ka qenë shumë e suksesshme muajve të fundit, që pas lansimit të albumit të saj më të ri “Expectations”.
Kënga hit e këtij albumi, e titulluar “I’m a mess” është bërë një prej këngëve më të dëgjuar në tregun ndërkombëtar muajve të fundit.
Madje kjo këngë, aktualisht renditet si kënga e dytë më e klikuar gjatë vitit 2018, nga këngët që janë publikuar nga artistet femra.
Së fundmi, fansat e saj kanë realizuar një video interesante, duke shkëputur fjalë nga fjalimet e ndryshme të presidentit amerikan, Donald Trump, fjalë të cilat kur bashkohen formojnë refrenin e këngës “I’m a mess”.
“I’m a mess, I’m a loser, I’m a hater, I’m a user”, është refreni i këngës së këngëtares shqiptare, vargje të cilat të përkthyera në shqip thonë: “Unë jam një rrëmujë, jam humbëse, jam e urryer, jam përdoruese”.
“Unë mendoj se Trumpi është një rrëmujë gjithashtu”, ka shkruar Bebe Rexha përbri videos së publikuar në Instagram.