Lajme

03 October 2018

Pas akuzave për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, reagon Johnny Depp: Mund të dukem budalla por nuk jam

Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktori i njohur i Hollivudit, Johnny Depp ka folur për herë të parë për akuzat e ish-bashkëshortes së tij Amber Heard. Ai ka hedhur poshtë çdo akuzë të Amber, madje është shprehur mjaft i revoltuar për këtë situatë.

Gjithçka nisi pas një selfie të Amber, ku dukej syri i saj i nxirë. Më pas nisën akuzat se ishte Johnny, ai që e goditi me një iPhone në fytyrë partneren e tij.

 “Përse personi nuk fliste në polici? Dua të them, ata folën me policinë, por policia nuk pa asgjë dhe i ofruan ndihmë mjekësore. Ajo tha jo. Ditën tjetër ajo shkoi në një festë. Syri i saj nuk ishte i mbyllur. Ajo i kishte flokët mbi sy por sërish mund të shihje që syri i saj nuk ishte i mbyllur. Isha 7 metra larg saj, si dreqin do ta godisja. Gjë që meqë ra fjala nuk do ta bëja kurrë. Unë mund të dukem budalla, por nuk jam”, ka thënë Depp.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com