Lajme

03 October 2018

Emma Stone nuk hesht më por tregon për “luftën” e saj me ankthin

Mund të duket e pabesueshme, por aktorja Emma Stone ishte vetëm shtatë vjeç kur kishte sulmin e parë të panikut dhe diçka të tillë ajo e ka rrëfyer në intervistën e saj të fundit me miken Jennifer Lawrence për revistën Elle.

“Isha në shtëpinë e një miku kur papritmas isha plotësisht e bindur se shtëpia kishte marrë flakë dhe po digjej. Ishte panik, por sigurisht që nuk e dija këtë dhe kështu vazhdoi për dy vitet e ardhshme”, shprehet aktorja.

emma-stone-child-mind-institute

Për këtë arsye ajo u detyrua të niste terapinë, gjë që e ndihmoi për të menaxhuar ankthin pas disa vitesh. Por ajo nuk e mohon se ende vazhdon të luftojë dhe madje përballet me krizat e panikut shpeshherë.

Aktorja më tej i tha presidentit të Institutit të Fëmijëve, se motivimi i saj për të folur në detaje rreth përpjekjes së saj për të luftuar ankthin ishte nga dëshira për të ndihmuar të tjerët.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com