Kylie zbulon disa prej ngjyrave që do të mbizoterojnë në koleksionin e ri/tema ”halloween”
Muaji tetor ka filluar dhe tashmë jemi në javën e parë të tij. Një muaj jo me shumë festa, megjithatë në datën 31 festohet ‘Halloween’.
Sigurisht që markat e njohura të ‘makeup-it’ nxjerrin një linjë kozmetike vetëm për këtë festë, dhe Kyllie Jenner nuk mund të mungonte. Biznesmenia ka treguar se më 12 tetor do të hedhë në treg linjën e saj që i dedikohet ‘Halloween’. Në videot e publikuara vëmë re se ngjyrat e ndezura si, e kuqja dhe portokallia do të jenë mbizotërueset. Këto ngjyra vijnë neon, pra ndriçojnë natën dhe xixat janë shumë prezente.