Lajme

05 October 2018

Aktori i njohur turk ndryshon krejtësisht look për rolin e tij të ri

I konsideruar si Brad Pitt  i turqisë, aktori turk Kivanç Tatlitug ka ndryshuar krejtësisht look për rolin e tij më të fundit, aq sa mund të themi se  është shndërruar krejtësisht për t’u futur nën lëkurën e personazhit të ri.

Ndryshe nga produksionet e tjera, këtë herë aktori nuk shfaqet me rolet e tij si një personazh romantik, por atë të një vagabondi turk me pseudonimin “Saruhan biondi”. Fansat e tij, kanë mbetur tejet të surprizuar nga transformimi në pamje i aktorit dhe mezi presin ta shohin atë në film.

Por Kivanç ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se filmi do të shfaqet në kinema në javën e parë të muajit janar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com