Elita Rudi ndjek të gjitha traditat, merr mbiemrin e Gjikos
Moderatorja e njohur Elita Rudi dhe këngëtari Gjiko janë përfolur shumë jo vetëm për arritjet e tyre profesionale por dhe për marrëdhënien që ata kanë me njëri-tjetrin.
Pak ditë më parë ata i dhanë fund beqarisë duke e kurorëzuar dhe vulosur marrëdhënien e tyre në martesë. Një dasmë madhështore e cila është përfolur gjatë jo vetëm nga të ftuarit por dhe nga mediat.
Ndërkohë që shijojnë muajin e tyre të mjaltit, ajo c’ka vihet re është ndryshimi i mbiemrit të moderatores.
Në rrjetet sociale, në Instagram Elita ndryshe nga cdo personazh tjetër i showbizit shqiptar, ka vendosur dhe mbiemrin e bashkëshortit të saj.
Në biografinë e saj në Instagram shikohet dhe mbiemri “Gjikolli”.